Javën e kaluar, USAID-i prezantoi Udhëzuesin shumë të nevojshëm për Procedurën Kontestimore në të Drejtën Civile. Ai ofron informata praktike që do t’u ndihmojnë gjyqtarëve të procedojnë lëndët civile nga dorëzimi i tyre deri tek zgjidhja përfundimtare, pa vonesa, në mënyrë të drejtë dhe brenda kohës së duhur. Udhëzuesi është hartuar nga ekspertët e projektit dhe gjyqtarët dhe kombinon udhëzimet teknike me këshilla praktike dhe shembuj.
Përveç kësaj, USAID-i botoi edhe një Përmbledhje të Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Supreme në Kontestet e të Drejtave Pronësore. Kosova ende ka nevojë për praktika të njësuara gjyqësore në të gjithë vendin me qëllim të ndërtimit të besimit në sektorin e drejtësisë, dhe publikimi i Udhëzuesit dhe Përmbledhjes do të ndihmojë në forcimin e uniformitetit të praktikave të gjykatave, i cili do të ndihmojë në ndërtimin e besimit në gjyqësor. Besueshmëria në sistemin e drejtësisë është e nevojshme jo vetëm për ndarje të drejtësisë, por edhe për prosperitetin ekonomik të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUSAID-i thotë se kopjet e shtypura të udhëzuesve u janë shpërndarë gjyqtarëve për t’i përdorë si instrumente të referimit. Ato gjithashtu janë publikuar në faqet e internetit të KGjK-së dhe Gjykatës Supreme në format digjital lehtësisht të kërkueshëm, si në gjuhën shqipe ashtu edhe atë serbe, në mënyrë që të gjithë juristët, përfshirë personelin e gjykatave, bashkëpunëtorët ligjorë dhe avokatët, t’i kenë ato në dispozicion.
Publikimi i këtyre udhëzuesve ishte rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të dy aktiviteteve të USAID-it – Programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë dhe atij për të Drejtat Pronësore. Udhëzuesit mund të shkarkohen në:
Udhëzuesi i Procedurës Kontestimore dhe Përmbledhja e Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Supreme në Kontestet e të Drejtave Pronësore