Të hënën u prezantua udhëzuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovës (FDHK), i quajtur “Drejt një strategjie kombëtare të drejtësisë trazicionale për Kosovën”.
Besnik Beqaj, hulumtues në fond, tha se strategjia duhet të ndikojë në mbështetjen e drejtësisë, të ofrojë barazi gjinore gjatë procesit dhe të ofrojë korniza realiste të kohës.
“Angazhime i shoqërisë civile është pjesë e rëndësishme në këtë proces. Strategjia duhet të ndikojë në mbështetjen e drejtësisë. E drejta për të ditur përfshin të drejtën e viktimave dhe të familjeve për të ditur të vërtetën”, tha Beqaj, derisa njoftoi se në kuadër të kësaj të drejte, janë disa objektiva.
“Forcimi dhe mbështetja e iniciativave ekzistuese dhe të reja të shoqërisë. Krijimi i organizmave institucionalë të gjetjes së fakteve dhe tregimit të së vërtetës. Vendosja e udhëzimeve dhe standardeve të rrepta për memorial përmes legjislacionit”, janë ndër objektivat e nxjerra të këtij udhëzuesi të FDHK-së.
Në prezantimin e këtij udhëzuesi pjesëmarrëse ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
-
Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputet
-
“Amnesty International” numëron sfidat për të drejtat e njeriut në Kosovë
-
Alija: Në listën e FDHK-së nuk shkruan se të burgosurit në Dubravë, në momentin e vrasjes kanë qenë persona të armatosur
-
FDH thotë se Gashi s’diti t’i lexonte të dhënat: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë