USAID, përmes OBSH-së në Kosovë, i ka dhuruar termo-skanerë për ta ndihmuar personelin shëndetësor në aeroport dhe në pikat kufitare.
Donacionin e USAID-it e ka pranuar ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili ka inkurajuar personelin shëndetësor që këto pajisje t’i përdorin në mënyrën më të mirë.
Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:
Së bashku me zëvendësambasadorin e SHBA-ve, Nicholas Giacobbe, znj. Ulrika Richardson, koordinatore e UNDP-së, dhe znj. Lisa Magno, drejtuese e USAID morëm pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit me termo-skanerë, të dhuruar nga USAID përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë/OBSH në Kosovë.
Këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pikat e frekuentuara nga qytetarët, siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare. Ata do të përmirësojnë shërbimet në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse.
E inkurajoj personelin shëndetësor që pajisjet e siguruara nga miqtë tanë, USAID-i përmes OBSH-së, të përdoren në mënyrën më të drejtë dhe t’i shërbejnë qëllimit fisnik të donatorëve, thuhej në postimin e ministrit Zemaj.
-
SHBA-ja ia dhuron Kosovës një skaner mobil i cili është vendosur në Merdar
-
SHBA-ja i dhuron SHSKUK-së pajisje në vlerë 300 mijë dollarësh
-
Ambasada e Francës dhuron pajisje mjekësore për Kosovën
-
SHSKUK-ja pranon një donacion nga OBSH-ja dhe Gjermania me vlerë 2.15 milionë euro
-
Kosovës i vjen një donacion prej 100 mijë testeve PCR