Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Phillip S. Kosnett, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë̈ Arben Vitia dhe koordinatorja e OKB-së për Kosovën Ulrika Richardson, vizituan sot qendrën shpërndarëse të Kryqit të Kuq në Prishtinë.
Vizita shënoi nisjen zyrtare të partneritetit midis Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID-it) dhe Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF-it) në luftën kundër COVID-19.
"SHBA kanë hyrë në partneritet me UNICEF-in në Kosovë për të ndihmuar familjet dhe institucionet që janë në vijën e parë të kësaj beteje. Vetëm një përgjigje e unifikuar ndërkombëtare është efektive kundër këtij kërcënimi global. Së bashku mund të mposhtim COVID-19,” tha ambasadori Kosnett gjatë vizitës, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.
Siç thotë njoftimi, Qeveria e SHBA-së përmes USAID-it, ka ndarë 1.1 milion dollarë për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe zbutjes së pasojave të saj.
Njoftohet se kompletet higjienike për familje, të financuara nga Qeveria amerikane, do të shpërndahen në 26 komuna. Përveç̧ kësaj, kompletet e higjienës për familje dhe foshnje për gratë̈ shtatzëna të margjinalizuara dhe fëmijët e tyre do të shpërndahen në 31 komuna, ndërsa kompletet higjienike për qendrat mjekësore familjare do të shpërndahen në të 38 komunat.
-
SHBA-ja ndan 2.5 milionë dollarë ndihmë për Kosovën
-
1 milion dollarë për ngritjen e vetëdijes dhe informimit për vaksinimin në Kosovë
-
Arrijnë vaksinat e para anti-COVID për fëmijë në Kosovë
-
UNICEF-i i dhuron Kosovës 270 frigoriferë dhe ngrirës për vaksinat anti-COVID
-
Sekretari amerikan: Vaksinat për Kosovën, dhuratë që përfaqëson lidhjet e palëkundura mes nesh