Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell, ka uruar festën e Vitit të Ri, duke thënë se mezi pret të rifillojë punën në vitin 2018, për t’u ballafaquar me problemet që kërcënojnë edhe Kosovën edhe Britaninë.
Ai nëpërmjet Facebook-ut, iu ka drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke thënë se është optimist për të ardhmen e Kosovës sepse ka besim në qytetarët e Kosovës.
“Kur afrohet fundi i vitit 2017, ne të gjithë fillojmë të mendojmë për të kaluarën dhe për të ardhmen. Në fakt ne e dimë që Kosova ka pasur një vit të ngarkuar me zgjedhje këtë vit. Unë personalisht mezi pres të rifilloj punën në vitin 2018, për t’u ballafaquar me problemet që kërcënojnë edhe Kosovën edhe Britaninë. Unë jam shumë optimist për të ardhmen e Kosovës sepse jam shumë besimtar për qytetarët e Kosovës. Pra urime vitin e ri 2018, lumturi, pasuri, shëndet”, ka thënë ai.
-
Hovenier uron që 2023-a të sjellë zgjidhje që u shërbejnë nevojave të kosovarëve
-
Kosnett: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re
-
Nicholas Abbott zëvendëson O'Connellin në postin e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë
-
Dita e fundit e O’Connellit ambasador në Prishtinë: Britanisë i intereson një Kosovë e fortë, e begatë dhe e sigurt
-
Shala: Shpresojmë të rrisim shkëmbimin tregtar me Britaninë