Nicholas Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur ambasadori i tanishëm, Ruairí O’Connell, i cili sot përfundoi mandatin e tij disa vjeçar në Kosovë.
Ai tha se Nicholas Abbott është diplomat me përvojë dhe i aftë.
“Kudo që të shkoj, gjithmonë do të jem mik i Kosovës. Kam vetëm një kërkesë miqësore, nëse ma lejoni. Pasardhësi im, Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë”.
“Ju lutem që edhe atij dhe familjes së tij t’u jepni mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ma falët mua. Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë”,ka shkruar në Facebook O’Connell.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori O’Connell në shtator e kryen mandatin, e zëvendëson Abbott
-
Britania e Madhe emëron ambasadorin e ri në Kosovë
-
Ambasadori i ri britanik Abbott ia dorëzon presidentit kredencialet, inkurajon luftën kundër korrupsionit
-
Abbott: Kosova është vend i veçantë që e meriton të jetë i suksesshëm
-
Abbotti nga Kosova në Shqipëri, Kurti: Duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet njësoj