Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), pasi ka zhvilluar inspektim lidhur me mbikëqyrjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave biometrike në Universitetin e Prishtinës (UP) ka konstatuar se UP-ja ka instaluar pajisje e cila përpunon të dhënat biometrike, tiparet e fytyrës, me qëllim të identifikimit gjatë regjistrimit të hyrjes dhe daljes së punëtorëve gjatë orarit të punës.
Me këtë rast, AIP-i ka nxjerrë vendim me të cilin ka ndaluar përpunimin e të dhënave biometrike, si dhe ka obliguar fshirjen dhe shkatërrimin e tyre.
“Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përcaktuar se përpunimi i të dhënave biometrike për qëllim të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është i ndaluar. Prandaj, ky përpunim mund të bëhet vetëm nëse domosdoshmërisht kërkohet për sigurinë e njerëzve, pronës, mbrojtjen e të dhënave konfidenciale, dhe sekreteve të bizneseve, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta dhe duhet të jetë proporcional me qëllimin e vendosjes”, thuhet në komunikatën e AIP.
-
UP-ja detyrohet t’i largojë pajisjet që ia merrnin kundërligjshëm të dhënat biometrike stafit
-
Identifikimi biometrik i punëtorëve, shkelje e katërfishtë e ligjit
-
Kërkohet që bizneset që vendosin kamera t’i mbrojnë të dhënat personale
-
Agjencia për Privatësi për kamerat në Prishtinë: S’do të regjistrohen karakteristikat biometrike
-
Agjencia për Informim e Privatësi del me udhëzime për institucionet publike e private