Ka filluar provimi pranues në pjesën dërmuese të Njësive Akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Rektori i UP-së, Marjan Dema me disa prorektorë, vizituan pesë NjA, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik dhe atë Filozofik.
“Vlen të theksohet se në të gjitha NjA të vizituara, procesi i mbarëvajtjes së provimit pranues ka shkuar pa asnjë incident dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Kandidatët ishin të vendosur nëpër salla, duke plotësuar testet, derisa menaxhmenti i NjA, stafi akademik, kujdestarët dhe sigurimi ishin të pranishëm në të gjitha hapësirat e vizituara”, thuhet në njoftimin për media të UP-së.
Provimi pranues do të vazhdojë të organizohet edhe në orët e pasdites, nesër dhe pasnesër.
Për më shumë informata, ju lutem, përcillni listën tanimë të publikuar, si në vijim:
Edhe
Dema u garanton kandidatëve se pjesë e UP-së do të jenë vetëm më të mirët
Fakulteti Filozofik më datë 19.7.2017 në ora 9.00
Fakulteti i Filologjisë më datë 19.7.2017 në ora 9.00
Fakulteti Juridik më datë 19.7.2017 në ora 9.00
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më datë 19.7.2017 fillon në ora 9.00-15.00
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike më datë 19.7.2017 fillon në ora 15.30-17.30
Fakulteti i Arteve të Bukura më datë 19.7.2017 dhe 20.7.2017 në ora 9.00
Edhe
12 mijë kandidatë për t’u bërë studentë të Universitetit të Prishtinës
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës më datë 19.7.2017 në ora 9.00
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike më datë 20.7.2017 fillon në ora 9.00-11.00
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit më datë 19 dhe 20.7.2017 në ora 8.00
10. Fakulteti i Edukimit më datë 19.7.2017 në ora 9.00
11. Fakulteti i SHMN-së më datë 20.7.2017 në ora 9.00
Edhe
Mbi 500 studentë më shumë në UP, megjithëqë disa programe përballen me mungesë të interesimit
12. Fakulteti Ekonomik më datë 20.7.2017 në ora 9.00
13. Fakulteti i Mjekësisë më datë 21.7.2017 duke filluar nga ora 9.00.