Me një komunikatë për media, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sqaron për studentët dhe opinionin në lidhje me kërkesën për certifikatë të njohurisë për gjuhë të huaj për të regjistruar studimet në nivelin Master e Doktoraturë.
Në të thuhet se vendimi i Senatit të Universitetit të Prishtinës nr.69, 14/01/2019, ka ardhur si rrjedhojë e obligimeve që dalin nga Udhëzimi Administrativ (Qrk), për gjuhët e huaja në programin e studimit të ciklit të dytë apo të tretë.
Lexo edhe: Studentët bllokojnë Rektoratin e UP-së
“Implementimi i këtij vendimi do të bëhet sipas UA në fjalë, duke përjashtuar çdo mundësi të konfliktit të interesit, përfitimit personal ose çdo devijimi tjetër nga korniza ligjore”, thuhet në njoftimin për media.
“UP-ja, si institucion i arsimit të lartë, implementon dokumentet e nxjerra nga organet qeveritare, të cilat njëkohësisht i shërbejnë ngritjes së cilësisë së studimeve dhe, në rastin në fjalë, edhe ndërkombëtarizimit të UP-së”, thuhet më tej aty.
-
Certifikatë e njohjes së gjuhës së huaj u kërkohet edhe studentëve me baçelor në Gjuhën Angleze
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
UP-ja i kërkon Komunës së Prishtinës t’i korrigjojë regjistrat kadastralë
-
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj
-
UP-ja u bën thirrje deputetëve ta votojnë statutin e ri