Ndërhyrje në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë - KSHC - (Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim) po cilësohet vendimi i ministrit në largim të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për shtimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, ka thënë se vendimi duhet të pezullohet. Kjo meqë beson se ai u mor për të përfituar vota në prag të zgjedhjeve dhe se përbën ndërhyrje në punën e KSHC-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes një njoftimi ditë më parë ka bërë të ditur se do ta shtojë numrin e studentëve në Mjekësi në bazë të vendimit të ministrit Bytyqi. Megjithatë, për këtë çështje nuk ka vendim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) si organ i vetëm që merr vendime të tilla.
Sipas njoftimit të UP-së, nga 150 studentë sa ishin pranuar në afatin e korrikut, këtij numri do t’i shtohen edhe 134 të tjerë që e kanë kaluar pragun e kalueshmërisë në korrik.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)