Një grupi prej gjashtë vetash i është dashur të presë gjashtë vjet për të gëzuar të drejtën e studimeve të doktoraturës në Universitetin e Prishtinës, të mohuar nga një vendim i Senatit këtij institucioni.
Në vitin 2013, dy javë pas publikimit të emrave të kandidatëve të pranuar, Senati i UP-së kishte vënë kritere shtesë për studimet e doktoratës, me ç’rast, mbështetur në to, disa prej tyre i kishte larguar nga lista, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nëntë prej tyre kishin bërë padi. Gjykata Themelore e edhe ajo e Apelit kishin vendosur në favor të tyre duke e detyruar UP-në t’i pranonte në studimet e doktoraturës. Universiteti i kishte kthyer vetëm ata që kanë bërë padi ndaj vendimit të Senatit, por jo edhe ata që nuk e kishin ushtruar këtë të drejtë.
Kandidatët të cilët nuk kishin bërë padi kanë drejtuar ankesë në UP për mosrikthimin në listë, por u është refuzuar me arsyetimin se nuk kanë qenë pjesë e padisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik
-
Studentët bojkotojnë ligjëratat, kërkojnë kthimin e afateve të nëntorit e prillit
-
Apeli kthen në rigjykim zgjedhjen e strukturave udhëheqëse në UP
-
Gjykata u jep të drejtë ish-studentëve senatorë, kërkohet dorëheqja e anëtarëve të KD-së dhe rektorit
-
Gjykata: Votimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të UP-së i kundërligjshëm