Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja pritet ta rrethojë oborrin shkaku i hyrjeve të pakontrolluara

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, po e diskuton si mundësi që të ndalojë hyrjen e pakontrolluar të qytetarëve në kampusin universitar.

Një ide të tillë e ka shfaqur prorektorja për buxhet dhe financa, Myrvete Badivuku, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo, për shkakun se ngjarje të ndryshme kanë ndodhur në hapësirat e këtij universiteti, së fundi edhe rasti i dyshimeve për punime të fshehta në objektin e destinuar për kishë ortodokse.

prorektores Badivuku, duke marrë shkas nga këto zhvillime, është shtuar nevoja që në kampusin universitar të vendosen rrethoja.

Ndalim të qarkullimit të personave që nuk janë studentë, ka kërkuar edhe organizata “Demokracia Studentore”.

Përfaqësues të saj thonë se mundësia që çdokush të hyjë në hapësirat e UP-së, mund të paraqesë edhe rrezik dhe kanosje për studentët dhe stafin.

Kryetari i këtij grupi studentor kërkon që këtij problemi t’i gjendet një zgjidhje.

Menaxhmenti i mëparshëm i UP-së kishte filluar rrethimin e kampusit universitar me rrethoja, por që pjesë të tij, vazhdojnë të jenë të hapura.

Për dallim nga propozimet që jepen nga menaxhmenti aktual, kampuset e universiteteve të njohura ndërkombëtare janë të hapura për të gjithë dhe në to nuk ka asnjë rrethojë.