Zyrtarë të Rektoratit të universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e kanë mohuar se rektori Marjan Dema dhe sekretari i UP-së, Esat Kelmendi nuk kanë bashkëpunuar me Inspektoratin e Arsimit në trajtimin e ankesës së Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) për rizgjedhjen e 11 profesorëve në konkursin e fundit.
Ditë më parë, zyrtarë të Inspektoratit kanë thënë për gazetën se rektori i UP-së bashkë me sekretarin kanë refuzuar të bashkëpunojnë në trajtimin e kësaj ankese, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë arsye, më 18 korrik, Inspektorati i Arsimit, ka bërë kërkesë për hapje të procedurës për kundërvajtje në Gjykatën Themelore ndaj rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema dhe sekretarit të UP-së, Esat Kelmendi.
Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të cilësisë në Universitetin e Prishtinës, Naser Sahiti, ka deklaruar për gazetën se UP-ja ka bashkëpunuar me inspektorë në trajtimin e secilit rast që është ngritur nga Inspektorati. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Vazhdimi i mandatit të sekretarit përplas Këshillin Drejtues të UP-së me rektorin
-
Rihapet konkursi për pozitën e Sekretarit të UP-së
-
Sekretarit i del “një problem i papritur”, dështon raportimi i menaxhmentit të lartë të UP-së
-
Rektori i ri i UP-së, Naser Sahiti akuzon Marjan Demën për bllokim të proceseve
-
Demokracia Studentore kërkon hetim për punësimet pa kritere në Fakultetin e Mjekësisë