Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022.
Sipas njoftimit, 6,247 studentë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.
“ Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021/2022. Gjithsej 6247 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit”, thuhet në njoftim.
Për të kuptuar më shumë rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit mund të klikoni KËTU.
Artikuj të ngjashëm
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj
-
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj
-
UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve, 750 më pak sesa vitin e shkuar
-
UP-ja hap konkursin plotësues për pranim të studentëve
-
Universiteti “Hasan Prishtina” hap konkurs për 6638 studentë të rinj