Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja cakton 50 për qind pragun për regjistrim në nivelin e doktoratës

Pesëdhjetë për qind është pragu që duhet të kalojnë kandidatët që duan të regjistrojnë studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Këtë vendim e ka marrë të enjten Senati i Universitetit të Prishtinës.

Për regjistrimin në këtë nivel të studimeve, prorektori për kërkime shkencore, Faton Berisha, ka propozuar që kriteret për pranim në nivelin e doktoratës të jenë 40 pikë nga publikimet paraprake, 40 pikë nga provimi pranues dhe 20 pikë nga gjuha angleze, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga këto pikë, për të marrë titullin student i doktoratës duhet të kalohet pragu 50 për qind.

“Zgjidhje më e mirë do të ishte që 40 pikë të jenë për publikimet paraprake, 40 nga provimi varësisht se duan ta organizojnë njësitë akademike, kurse 20 pikë nga gjuha angleze”, ka theksuar ai.

Gjatë kësaj mbledhjeje ku janë shqyrtuar edhe pika të tjera, është propozuar që të mbahet mbledhje e veçantë për t’u diskutuar rreth pronës ku është e ndërtuar Kisha ortodokse serbe.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, ka thënë se Senati duhet të njoftohet për të gjithë hapat që i ka marrë UP-ja pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore se UP-ja është tërhequr nga padia ndaj Kishës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.