Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, nga e premtja do ta kenë mundësinë për të përvetësuar metodën “Montesor” për mësimin e fëmijëve. Ky laborator është themeluar nga shoqata gjermane “Montesori”, shkruan Koha.net.
Rektori i UP-së, Marjan Dema ka thënë se synimi i menaxhmentit është transformimi i UP-së nga një universitet teorik në një universitet praktik.
“Hapja e këtij laboratori, për të cilin edhe jemi mbledhur, është një hap tjetër drejt arritjes së këtij synimi”, potencoi rektori Dema.
Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës Gjermane “Montesori”, Rainer Voelkel, tha se kjo është metoda më e mirë për t’i mësuar fëmijët.
“Kosova po radhitet në vendin e mesin e 150 shteteve që përdorin këtë metodë, andaj ky fakt i gëzon vendet tjera që një partner i ri po u bashkëngjitet”, deklaroi Voelkel.
-
Laborator i ri në FIEK nga Neptun Kosova
-
Pritet përmirësim i cilësisë, pasi profesorëve të UP-së iu ndalua të japin mësim në kolegje private
-
Nis intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së
-
Nënshkruhet Marrëveshja për projektin e zhvillimit të punës shkencore në shkolla
-
Ligjëratat online në fakultete problematike kur kërkohen ushtrime praktike