120 karroca me çanta shkolle janë vendosur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë për të bërë thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Këtë lloj proteste e ka bërë zyra e UNICEF-it e Kosovës. Karrocat janë siguruar nga HENDIKOS-i
“Gjersa gradualishit po i kthehemi normalitetit pas gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, zyra e UNICEF-it në Kosovë bën thirrje për vëmendje më të madhe për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të mos lihen në karantinë për pjesën tjetër të jetës së tyre. Instalacioni i cili do të zgjasë nga data 17 deri më 25 maj është thirrje që u bëhet vendimmarrësve, shoqërisë civile, mediave dhe sektorit privat për përfshirje më të madhe të fëmijëve që jetojnë me aftësi të kufizuara”, është shkruar në komunikatë nga zyra e UNICEF-it në Kosovë.
Murat Sahin, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë ka thënë se “sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, të gjithë fëmijët, pa dallim, kanë të drejta të barabarta. Na përket neve që t’i ndihmojmë ata që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Është detyrim i ynë moral, ligjor dhe njerëzor”.
-
Personat me aftësi të kufizuara ankohen për qasje të kufizuar në shërbime e infrastrukturë publike
-
Lansohet fushata “T’gjithë N’Përfshirje” në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara
-
Izraeli dhuron 70 karroca për fëmijët me aftësi të kufizuara
-
BE: Më shumë mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara
-
Ambasadori gjerman demonstron vështirësitë që kanë fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë