Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklarate për media i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të rrisin mbështetje për fëmijët.
“Çdo fëmijë meriton të rritet në një mjedis të sigurt dhe të dashur - pa dhunë, neglizhencë dhe abuzim. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është një mundësi për të vlerësuar progresin e bërë në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë fëmijët dhe për të reflektuar mbi sfidat që mbeten” thuhet në deklaratën e BE-së.
Më tutje BE thotë se ‘është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të rrisin mbështetjen për të gjithë fëmijët, por veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara, ata nga komunitetet pakicë, viktima të dhunës në shkolla dhe familje dhe fëmijë që lypin në rrugë. Sepse të gjithë fëmijët kanë rëndësi dhe asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pas” .
-
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje çdo ditë të vitit
-
Fëmijët shënojnë Ditën e tyre me kërkesa për institucionet
-
KOMF-i bën thirrje për reforma urgjente në sektorët që prekin jetën e fëmijëve
-
Qehaja: Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, problem për përfshirjen e tyre në shkollim
-
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Fëmijët janë fillimi, mesi dhe fundi i të gjitha tregimeve