UNICEF-i në partneritet me Ambasadën Britanike kanë shtuar përpjekjet për t’i përkrahur shkollat me pako higjienike dhe pako për mësimdhënës për të parandaluar përhapjen e infektimeve mes popullsisë së përgjithshme dhe sidomos në shkolla. UNICEF-i dhe Ambasada Britanike po reagojnë ndaj nevojave duke shpërndarë më shumë se një mijë pako që përfshijnë maska, sanitarizues të duarve dhe mjete të tjera të nevojshme mbrojtëse për fëmijët dhe mësimdhënësit.
Ndihma ka për qëllim t’i përkrahë edhe familjet sa më shumë që është e mundur për t’iu ofruar kushte për mbrojtjen e fëmijëve të tyre përgjatë tërë procesit esencial të arsimimit.
Sot, UNICEF-i dhe Ambasada Britanike lansuan një nismë të përbashkët, ku Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë, Nicholas Abbott vizituan Shkollën Fillore ‘Daut Bogujevci’ në Komunën e Fushë Kosovës dhe shpërndanë 27 pako higjienike për 16 shkolla dhe 30 pako mbrojtëse për mësimdhënësit.
Në Kosovë, njëra nga sfidat më të mëdha në sigurimin e procesit mësimor për të gjithë fëmijët ka vazhduar të mbetet varfëria gjatë periudhës së pandemisë, e cila vazhdon të mbetet dukshëm e lartë në Kosovë. Raporti i analizës së situatës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë, i publikuar në shkurt 2020 nga UNICEF-i, tregon se përqindja e varfërisë tek fëmijët është 23 për qind, ndërsa 7 për qind e tzre jetojnë në varfëri ekstreme. Sigurimi i pajisjeve të shkollës dhe i pajisjeve mbrojtëse nga COVID-19 është një sfidë shtesë për këta fëmijë. Prandaj, ishte e nevojshme të krijohet një partneritet i qëndrueshëm për t’iu ndihmuar fëmijëve në nevojë.
Në përgjithësi, kontributi për shkollat me mbështetjen e Ambasadës Britanike përfshin 1,551 pako higjienike për 1,020 shkolla dhe 1,770 pako mbrojtëse për mësimdhënësit e 29 shkollave në tërë Kosovën, duke përfshirë komunat e banuara nga serbët.
1,551 pakot higjienike për 1,020 shkollat përmbajnë:
Edhe77,550 L sapun të lëngshëm; 77,550 L sanitarizues për duar; 38,775 L Domestos; 3,102 termometra me rreze të kuqe;
Ndërsa 1,770 pakot mbrojtëse për mësimdhënësit e 29 shkollave përmbajnë:
3,540 mbrojtëse të fytyrës; 3,540 maska të fytyrës; 3,540 maska N95; 1,770 L sanitarizues për duar; 1,770 fletore me mesazhe rreth COVID-19; 1,770 çanta krahu me mesazhe rreth COVID-19.
-
UNICEF-i ndihmon punëtorët shëndetësorë në Kosovë me mijëra pajisje mbrojtëse
-
UNICEF-i i dhuron Kosovës 270 frigoriferë dhe ngrirës për vaksinat anti-COVID
-
UNICEF-i ia dhuron MSH-së 1.344 transportues të vaksinave për programin e rregullt të imunizimit
-
Abott: Britania dëshiron të mbështesë Kosovën në arsim dhe shëndetësi