Zëvendësdrejtoresha e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo gjatë takimit me ministrin Dardan Gashi, ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit Ministrinë e Diasporës.
“Kemi pasur projekte me ministrinë edhe para ardhjes suaj në postin e Ministrit. Jemi këtu, z. Gashi, t’ ju ofrojmë mbështetjen tonë të mëtutjeshme në punën tuaj”, ka thënë Roccasalvo.
“Orientimi ynë, sigurisht, është fokusuar në investimet strategjike dhe diaspora kosovare ka një rol të rëndësishëm në këtë proces”, thënë Gashi gjatë takimit.
Në takim u diskutua edhe për format e përfaqësimit të diasporës në institucionet e Kosovës dhe bashkërendimi Ministri-Diasporë në fushën e investimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Gërvalla paralajmëron strategji të re për diasporën
-
Dardan Gashi ia dorëzon Departamentin e Investimeve Strategjike ministres Rozeta Hajdari
-
Ministria e Diasporës premton përkrahje për ruajtjen e trashëgëmisë kulturore arbëreshe
-
MPMS dhe UNDP me projekte të përbashkëta më 2019
-
UNDP e gatshme të mbështesë edhe më tutje MPB-në e Kosovës