U.D. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), Naim Rexha, sot ka pritur në takim zyrtar një delegacion nga UNDP-ja, të prirë nga Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur Rexha njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.
Njëkohësisht Rexha çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së në përgjithësi, e me theks të veçantë për ofrimin e ndihmës rreth projektit të shkatërrimit të armëve të vogla.
“Po ashtu në takim u diskutua edhe rreth forcimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me ç’rast Alessandra Roccasalvo e ritheksoi se UNDP-ja do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen edhe në të ardhmen për Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë
-
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Policia e gatshme për sfidat
-
Policia finalizon planin operativ për sigurinë e zgjedhjeve
-
Policia me mesazh për fundvit: Festoni me zemër, kujdes dhe përgjegjësi