Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UN-HABITAT ndihmon planifikimin hapësinor të Mitrovicës

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur përfaqësuesen e Zyrës së UN-HABITAT-it në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, me të cilën ka biseduar për aspekte të planifikimit hapësinor në komunën e Mitrovicës.

Zonja Mennetrier i tha kryetarit Bahtiri se angazhimi i zyrës, që ajo e përfaqëson në komunën e Mitrovicës, gjatë këtij viti ka qenë i fokusuar në vlerësimin kapaciteteve në fushën e planifikimit hapësinorë, me ç’rast edhe janë identifikuara të gjeturat e caktuara të përbashkëta të drejtorive përkatëse që janë të përfshira në këtë proces, por edhe ato lidhur me përfshirjen në proces të shoqërisë civile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto gjetje, sipas saj, do të trajtohen në një punëtori programatike, që do të mbahet më 12, 13 dhe 14 korrik të këtij viti, kur edhe mund të caktohen prioritetet në fushën e planifikimit hapësinor.

Në punëtori do trajtohen edhe të arriturat dhe gjetjet lidhur me Planin e Zhvillimit Hapësinor Komunal, Plani i Mobilitetit dhe çështja e data bazës së integruar hapësinore.

Qëllimi i të gjitha këtyre veprimeve, sipas saj, është që të kontribuohet sa më mirë Planin Zhvillimor Komunal.

Kryetari Bahtiri e njoftoi zonjën Mennetrier për punën që komuna po bën në rregullimin hapësinor përgjatë lumit Ibër, duke filluar në ura e Ibrit e deri tek liqeni i Suhadollit, ku do të ketë një varg objektesh rekreative-sportive. Ai në veçanti foli për rregullimin e hapësirës në Lagjen e Romëve, me ç’rast kërkoi angazhimin dhe mbështetjen edhe të Zyrës së UN-HABITAT-it në Prishtinë.