Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka mirëpritur të enjten në një takim bashkëpunoëtorin kryesor të Ambasadës së Francës ztr.Joseph Giustiani, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e lumit Sitnica.
Me këtë marrëveshje parashihet përmirësimi i praktikave dhe i politikave regjionale të menaxhimit të ujërave në pellgun e lumit Sitnica dhe atij të lumit Loire, përmes këmbimit të njohurive dhe praktikave të mira.
Ky bashkëpunim synon gjithashtu arritjen e objektivave të kërkuara nga Direktiva Kornizë Evropiane për Ujërat (2000), Ligji francez për Ujërat dhe Mjediset Ujore (2006) dhe Ligji për Ujërat e Kosovës (2013).
Kryetari Bahtiri falënderoi për iniciativën e këtij projekti e sidomos kur bëhet fjalë për lumin Sitnica i cili nganjëherë shkakton dëme të mëdha kur ka reshje të mëdha shiu.
“Çdo projekt që ka të bëjë me normalizimin e lumit Sitnica do të jetë i mirëseardhur për komunën e Mitrovicës”, tha kryetari Bahtiri.
Vlen të theksohet ky bashkëpunim mundëson aplikimin në partneritet për thirrjet për aplikim në tenderimet evropiane rreth kësaj tematike.
-
Ferizaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me francezët për menaxhim të ujërave
-
Nis projekti për menaxhimin e lumit Sitnica
-
Mitrovica deri vitin e ardhshëm pritet të rregullojë shtratin e lumit Ibër
-
Në Mitrovicë gjendja pas vërshimeve e vështirë, por nën kontroll
-
MMPH me disa projekte në vitin e ardhshëm në Mitrovicë