Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MMPH me disa projekte në vitin e ardhshëm në Mitrovicë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj dhe zëvendësi i saj Fatmir Matoshi, janë pritur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me ç’rast kanë biseduar për projektet që kjo Ministri ka paraparë të realizojë gjatë vitit 2018.

Reshitaj ka konfirmuar se do të realizohen disa projekte milionëshe në Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në komunikatë bëhet e ditur se në vitin e ardshëm MMPH planifikon të realizojë këto projekte: Kopshti Botanik; Ujësjellësi Shipol-Brus; Kanalizimi dhe ujësjellës të tjerë; Kanalizimi në Frashër, Rregullimi i shtratit të lumit Ibër; Rregullimi i shtratit të lumit Sitnicë dhe Ndërtimi i shtëpisë së peshkatarëve në liqenin akumulues në Suhadoll.

Kurse në bashkëpunim me komunën pritet të realizohen këto projekte: Fuqizimi i inspektoratit; Menaxhimi i mbeturinave dhe Krijimi i zonave të reja të gjelbëruara.

“Unë ju falënderoj shumë për interesimin e jashtëzakonshëm që po tregoni për Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Ne jemi mirënjohës që ju si drejtuese e MMPH-së keni vlerësuar se Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe keni marrë vendim që të realizoni një numër të madh të projekteve”, tha ndër të tjera Bahtiri.