Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ulje temperaturash të martën në Kosovë

Të martën, në Kosovë, parashihen ulje të lehta të temperaturave maksimale.

Moti do të shoqërohet kryesisht me vranësira, të cilat pritet të sjellin edhe reshje shiu, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).

“Temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 6 e 10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 e 17 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm