Rektori i Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka nënshkruar marrëveshje me EACEA (Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian), për projektin milionësh të fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects, me titull: QUADIC – Quality development of international cooperation and project management.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar I UKZ-së, Prof. ASS. Dr. Dukagjin Leka, duke folur për projektin QUADIC, ka thënë se ky projekt që është i pari i këtij lloji në Kosovë, ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare. Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus + ka aplikuar si koordinator, duke u pranuar kështu suksesshëm. Ai ka thënë se ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i projekteve janë fushat në të cilat jo vetëm UKZ, por të gjitha universitetet e Kosovës duhet të punojnë dhe të orientohen për të arritur në standardet që kanë universitetet nga Unioni Evropian dhe në këtë mënyrë duke rritur edhe cilësinë në studime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUniversiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit dhe ka gjithsej 18 partnerë vendorë, regjionalë dhe ndërkombëtarë, derisa do të financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.