Politologu Fidan Ukaj, ka thënë se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për të ndaluar dinarin serb në Kosovë është e drejtë, por se sipas tij, strategjia e ndjekur nga ana e institucioneve të Kosovës për zbatim të saj në këtë rast është e gabuar.
Ukaj të hënën në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është dashur të dëgjojë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një periudhë transitore deri në zbatim të Rregullores.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Institucionet e Kosovës, si në rastin e targave është dashur të dalin me një përshkallëzim të procedurave ose të kohës se si duhet të bëhet konvertimi i këtyre targave, njësoj është dashur që të vinë para faktorit ndërkombëtar, SHBA-së me një strategji një mujore ose dy, t’i mësojnë qytetarët serbë me euron”, ka theksuar Ukaj.
Ai ka folur edhe për mbylljen e komunave paralele në disa rajone në Kosovë nga ana e institucioneve të drejtësisë.
Ukaj ka thënë se në këto aksione nuk do të duhej të përfshinin akterët politikë në Kosovë.
“Mendoj se ka qenë strategji e gabuar dhe e ka dëmtuar mbylljen e objekteve komunale, paralele, shkuarja në ballë të operacioneve e ministrave, ju keni mandat politik, ne e pamë në Dragash që para organeve ligjzbatuese në objektet komunale hynte ministri (i Brendshëm, Xhelal Sveçla v.j.), që është përgjegjësi e policisë, prokurorisë dhe hetuesisë, dhënia e deklaratave pulitke mendoj se e ka dëmtuar këtë nismë legale të Kosovës”, ka theksuar Ukaj.