Që nga mëngjesi i sotëm, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, po rrjedh uji.
Rrjedhja e ujit po ndodh, me gjasë nga shpërthimi i gypit të ujësjellësit në këtë pjesë të kryeqytetit.
Kompetentët në ujësjellës, edhe pse janë njoftuar që herët para dite sot, ende nuk kanë ardhur për evituar defektin.
Në interesimin e Koha.net për këta rrjedhje, nga Ujësjellësi na u tha se “sot ka pasur nëntë raste të thirrjeve për rrjedhje uji dhe se shumë shpejt do të merren masat edhe për këtë rast”.
Artikuj të ngjashëm
-
Dëmtohet një gyp, mbesin pa ujë dy rrugë në Prishtinë
-
Pëlcet një gyp i ujit në rrugën “Hasan Remniku” në kryeqytet, mbeten pa ujë deri nesër
-
Dëmtohet një gyp, disa rrugë në Prishtinë mbesin pa ujë
-
Defekt në Ujësjellës, Qendra e Prishtinës pa ujë
-
Shpërthen gypi i ujësjellësit, qendra e Prishtinës pa ujë