Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se para pak çastesh ka ndodhë një pëlcitje e gypit të ujit në mes të asfaltit në rrugën “Hasan Remniku" në Prishtinë.
KRUP përmes një kumtese për media, thotë se ekipet e mirëmbajtjes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç'rast, siç theksohet në kumtesë, “kanë qenë të detyruar të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit”.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm janë rruga" Hasan Remniku" me zonat përreth. Për shkak të natyrës së defektit ekipet do merren me sanim mëngjesin e ditës së nesërme. Ju kërkojmë mirëkuptim konsumatorëve të zonës”, përfundon njoftimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë një pjesë të Prishtinës qe gati 24 orë
-
Nga shembja e dheut dëmtohet gypi i ujit në rrugën “Kaçaniku” në Prishtinë
-
Disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë deri të enjten