Ujësjellësi rajonal KRU “Prishtina” ka përsëritur thirrjen drejtuar konsumatorëve që të përdorin racionalisht ujin e pijes nga sistemi. Ai ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 9.65 metra nën kapërderdhje, kurse niveli i ujit në liqenin e Batllavës 6.04 metra nën kapërderdhje.
“Ju njoftojmë sot me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore. Niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 640.20 m mbi nivelin e detit ose 9.65 m nën kapërderdhje, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.96 m mbi nivelin e detit ose 6.04 m nën kapërderdhje”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUjësjellësi ka kërkuar që të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm.