Prej më shumë se 2 vjet po zvarritet projekti i ujësjellësit në fshatin Petrovë dhe Reçak të Komunës së Shtimes, derisa një pjesë e vogël e petrovalive nuk po e lejojnë Komunën t’i shfrytëzojë burimet natyrore me arsyetim se pakësohet rrjedha e lumit të fshatit, shkruan sot Koha Ditore.
Për këtë projekt organizata gjermane “CDI” ka ndarë gjithsej 400 mijë euro.
Alban Rashiti, përfaqësues i fshatit Petrovë, ka thënë se rreth kësaj çështjeje banorët e dy fshatrave kanë mbajtur disa takime publike, mirëpo projekti po pengohet nga disa persona të cilët banojnë përskaj rrjedhës së lumit të fshatit.
(më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët e Petrovës së Shtimes në hall nga vërshimet, kërkojnë rregullimin e shtratit të lumit
-
Banorët e Petrovës së Shtimes në hall nga vërshimet, kërkojnë rregullimin e shtratit të lumit
-
Prej disa vitesh zvarritet projekti i kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza në Shtime
-
Qe tre vjet 15 fshatra të Dragashit presin ujësjellësin, shkaktarë problemet me tender
-
Disa projekte të lëna në gjysmë në Rahovicë