Prishtinë, 22 tetor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) përmes një komunikate për opinionin njofton konsumatorët në zonën e shërbimit - Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë seduke filluar nga dita e sotme, 22 tetor 2019, ka nisur aksionin anë për të vëzhguar më për së afërmi konsumatorët, të cilëve u ofron shërbime për ujësjellës dhe kanalizim.
Qëllimi i këtij aksioni është verifikimi nëse konsumatorët po keqpërdorin ujëmatësit, identifikimii i kyçjeve ilegale si dhe verifikimi i objekteve të reja që e shfrytëzojnë ujin e pijshëm e që ende nuk janë regjistruar si konsumatorë të KRU ” Prishtina ” sh.a., thekson komunikata.
Kontrollime do të ketë në të gjitha zonat e operimit, e sot duke filluar nga fshati Llukar, rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, për të vazhduar në lagjen” Veternik”, në Hajvali etj, ndërsa ditën e shtunë, më 26 tetor, ekipit të kontrollit do t'i bashkëngjiten edhe ekipet e shkyçjes, bën të ditur ujësjellësi "Prishtina".
Theksohet se aksioni ka filluar në këto zona, ndërsa do të vazhdohet më pas edhe me zonat e tjera të shërbimit, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat që kemi, që në këto zona po keqpërdoren ujëmatësit.
Që të kemi një pasqyrë të saktë, kryesisht në evitimin e humbjeve të faturimit, shërbimi i shitjes në kuadër të KRU ”Prishtina” sh.a. përmes kontrollorëve në terren do të veprojë deri në fund të vitit, thuhet në komunikatë.
-
KRU “Prishtina” vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegalë
-
KRU “Prishtina” nis inspektimet për keqpërdoruesit e rrjetit të ujësjellësit
-
KRU “Prishtina” fillon inspektimin, kontrollimin teknik dhe leximin e detajuar të ujëmatësve
-
KRU Prishtina identifikon numër të madh të manipulimeve me ujëmatës
-
KRUP nis identifikimin e kyçjeve ilegale