Zyra e Prokurimit e Komunës së Deçanit duhet ta rishpallë tenderin për blerjen e pajisjeve GPS Kopos për gjeodezi dhe kadastër, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka anuluar vendimin për njoftim për kontratë që ka sjellë autoriteti kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjykata e tenderëve e ka aprovuar pjesërisht të bazuar ankesën e një operatori ankues dhe ka sjellë vendim që të anulohet jo vetëm njoftimi për kontratë, por edhe i tërë aktiviteti i prokurimit për këtë tender dhe ta ritenderojë atë, duke kërkuar nga autoriteti kontraktues që për këtë të sjellin vendim brenda 10 ditësh, nëse ka interes të vazhdojë me këtë tender... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rikthehet në shqyrtim tenderi për pajisje teknike për gjeodezinë në Komunë të Deçanit
-
Prizreni ende nuk i ka funksionalizuar kamerat vëzhguese të sigurisë
-
Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren
-
Anulohet tenderi mbi 1 milion euro për ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit
-
Anulohet prokurimi për digjitalizimin e shërbimeve në administratën e Prizrenit