Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikthehet në shqyrtim tenderi për pajisje teknike për gjeodezinë në Komunë të Deçanit

Zyra e prokurimit e Komunës së Deçanit duhet ta rishpallë tenderin për blerjen e pajisjeve GPS Kopos për gjeodezi dhe kadastër, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka anuluar vendimin për njoftim për kontratë që ka sjellë Autoriteti Kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit.

Gjykata e Tenderëve e ka miratuar pjesërisht të bazuar ankesën e një operatori ankues dhe ka marrë vendimin që të anulohet jo vetëm njoftimi për kontratën, por edhe i tërë aktiviteti i prokurimit për këtë tender dhe ta ritenderojë atë, duke kërkuar nga autoriteti kontraktues që për këtë të marrin vendim brenda 10 ditësh, nëse ka interes të vazhdojë me këtë tender, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Atë tender nuk e kemi anuluar. Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kërkuar që ta rishpallim tenderin pasi është ankuar një operator. Ne normalisht se do ta rishpallim prapë atë tender. Specifikimi ka qenë mirë, por ka mundësi që na është përvjedhur ndonjë gabim në dosje, se diskriminim nuk ka pasur në këtë tender”, thotë shef i Zyrës së prokurimit i Komunës së Deçanit, Xhevdet Ramosaj.

Të dhënat për aktivitetin e prokurimit të Komunës së Deçanit janë të publikuara vetëm në faqen zyrtare të Komisionit rregullativ të prokurimit publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)