Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ueb-faqja e re e Komunës pa të dhënat e vjetra të administratës

Ueb-faqja e re zyrtare e Komunës së Pejës e lëshuar në funksion javën e kaluar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është e kompletuar me të dhënat që i kishte ueb- faqja e vjetër.

Aktualisht qytetarët mund të lexojnë vetëm lajmet e publikuara për aktivitetet e Komunës, por për vendimet dhe rregulloret e dokumentet e tjera zyrtare nuk munden. Në faqen e Komunës së Pejës janë të publikuara deri tashti vetëm vendimet e Kuvendit për vitin 2017 e 2018 dhe atë jo të gjitha, shkruan sot Koha Ditore.

Nga vendime të vitit 2018 dhe atij 2017 janë vetëm 16 vendime të publikuara. Nga rregulloret e viteve të kaluara deri tashti nuk gjendet asnjë në faqen e re, përveç një rregullore e vitit 2010. Gjithashtu asnjë procesverbal nga puna e Kuvendit nuk gjendet në faqen e re. Mungojnë gjithashtu të gjitha raportet dhe vendimet e kryetarit të Komunës, si dhe dokumentet e tjera të Komunës nuk gjendet më asnjë, përveç një nga viti 2017 dhe tri nga viti 2016.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)