Gjersa Maqedonia pritet të angazhojë edhe njësinë speciale për kërkimin e dy policëve, të cilët me veturën zyrtare kanë rënë në lumin Lepenc, qytetarët e Kosovës përmes rrjeteve sociale kanë bërë ftesë që të bashkohen në kërkimin e policëve të zhdukur pas aksidentit.
Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës pas një aksidenti në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.
Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.
Vetura në të cilën ndodheshin policët është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik.
-
Asnjë rezultat nga kërkimet dyditore për gjetjen e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc
-
Vazhdojnë kërkimet për policët e humbur
-
Raporti i autopsisë: Policët kanë vdekur para se të binin në Lepenc
-
Ekspertiza thotë se policët Trena e Dashi janë vetë-aksidentuar në Lepenc
-
Vazhdon edhe sot kërkimi për policin Armend Trena