Në Komunën e Tuzit po mbahen zgjedhjet e para lokale pas fitimit të komunës së plotë vitin e kaluar.
Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7 të mëngjesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këto zgjedhje marrin pjesë pesë lista dhe një koalicion (koalicioni i subjekteve politike shqiptare), ndërsa të drejtë vote kanë 11,904 qytetarë të cilët do të zgjedhin 32 këshilltarë në kuvendin e ardhshëm lokal të këtij qyteti, shkruan Ulqini Online.
Koalicioni i subjekteve politike shqiptare ”Forumi shqiptar” garon nën numrin rendor 5.
Interesimi për pjesëmarrje në votime parashihet që të jetë i madh ndërsa interesim të lartë për këto zgjedhje janë duke shfaqur edhe mediat shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova.
Vendvotimet do të mbyllen në ora 20.