Turqia ka përshëndetur të dielën pajtimin e arritur midis Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit në fjalë më 18 mars 2023 në Ohër”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.
Ministria shprehu shpresën se palët “do të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe do të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”.
"Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia”, thuhet në deklaratë./AA/
-
Britania ia kërkon Kosovës e Serbisë zbatimin e marrëveshjeve
-
Kosova e Turqia të gatshme për zgjerim të marrëdhënieve në vitin 2024
-
Kurti: Marrëveshja dhe Aneksi i Ohrit të zbatohen shpejt e pa kushtëzime
-
Formohet Komisioni për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes Kosovë – Serbi
-
Vuçiqi përjashton zbatimin e pikës për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Kurti do reagim ndërkombëtar