Asnjë nga anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nuk kanë deklaruar lidhur me atë se çka është diskutuar sot në këtë komision.
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Donika Kadaj-Bujupi tha se takimi ishte i mbyllur dhe se nuk mund të ndaj informata se çka është diskutuar.
"Ishte takim i mbyllur për media, rrjedhimisht nuk mundem të ndaj informata më shumë. Po ju them edhe një herë ishte takim i mbyllur. Faleminderit", tha ajo pas përfundimit të takimit, trasnmeton kp.
Kadaj-Bujupi nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse në këtë komision është diskutuar për vrasjen e një të riu nga Kosova në Siri, ashtu siç kanë raportuar dje mediat.
-
Komisioni për AKI mban mbledhje të mbyllur për media, shqyrton planin e punës
-
Raportimi i inspektorit të Përgjithshëm, Musliu thotë se evidentuan çështje të brendshme të AKI-së
-
Ajeti raporton në Komisionin për mbikëqyrjen të AKI-së
-
Në mbledhje të mbyllur inspektori i AKI-së raporton në Komision
-
Musliu: Ka ndodhur takimi Ajeti-Caka, por jo për çështjet për të cilat është raportuar