Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust) ka reaguar pas kalimit në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Trusti bën të ditur të gjithë kontribuuesit se detajet për aplikim do të bëhen të ditura pas kalimit të këtij projektligjit në lexim të dytë dhe dekretimit nga presidenti.
“Ligji i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë. Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë. Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit”, sqaroi Trusti.
Artikuj të ngjashëm
-
Trusti sqaron taksapaguesit se si dhe kur do të mund të tërheqin 10-përqindëshin
-
Trusti nis zbrazjen e llogarive, 10-përqindëshi ekzekutohet nga 23 dhjetori
-
Trusti ndal përkohësisht aplikimin për tërheqjen e 10-përqindëshit
-
Të premten në orën 15 hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti
-
Trusti njofton se aplikimi për tërheqjen e 10% bëhet vetëm online, ka afat 4 muaj