Më 10 qershor, do të mblidhet paneli i Gjykatës Supreme të Kosovës për të shqyrtuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin ‘Drenica’.
KohaVisioni ka mësuar nga burime brenda EULEX-it se trupi gjykues pritet të shqyrtojë edhe mënyrën e dyshimtë të caktimit të panelit në rastin ‘Drenica 2’.
Këtu pritet që dëshmi të ofrojë vet kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, por që misioni evropian nuk është i interesuar që ai ta bëjë një gjë të tillë, për shkak të mundësisë së konfirmimit të parregullsive.
EULEX-i tashmë ia ka ndaluar gjyqtarit Simmons që të japë deklaratë për avokatët mbrojtës.
“Ai është paralajmëruar se do të ballafaqohet me masa disiplinore nëse jep deklaratë për mbrojtësit”, ka thënë ai.
KTV-ja e ka pyetur për këtë misionin evropian, të cilët nuk kanë mohuar asgjë por vetëm kanë kthyer një përgjigje të përgjithësuar për rastin.
Edhe
Ish-kryegjyqtari i EULEX-it flet për “skandalet” e misionit të EULEX-it
KohaVisioni ka raportuar vitin e kaluar se gjyqtarja Gallant ishte caktuar gjyqtare në këtë rast, pas kërkesës së kryetarit të trupit gjykues, Dariusz Sielicki.
Për këtë ishin kaluar 2 gjyqtarë tjerë që ishin në radhë për t’u caktuar në këtë panel, Arkadiusz Sedek dhe Mariola Pasnik.