Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Simmons, do të raportojë në Kuvend më 12 korrik

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës më 12 korrik, ka njoftuar transmetuesi publik.

Simmons do të paraqitet nëpërmjet video-lidhjes.

Pas aprovimit nga Komisioni për Legjislacion, data 12 korrik është caktuar për të dëgjuar pretendimet e Simmonsit. Ky i fundit pritet të raportojë për një mori skandalesh të EULEX-it në Kosovë, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave e ndikimet në dëshmitarë.

Simmons e ka konfirmuar për transmetuesin publik se do të raportojë para deputetëve më 12 korrik.

"Unë pres që ta jap dëshminë time në Parlamentin e Kosovës më 12 korrik. Kam besim se pasi të dëshmojë, Parlamenti të vendosë që të nis një hetim të plotë publik", ka thënë Simmons.

Në anën tjetër, avokati i Simmonsit, Artan Qerkini tregon për formatin e raportimit dhe pretendimet e ish gjyqtarit britanik.

Edhe Simmons raporton sot para deputetëve kosovarë Arbëri Simmons raporton sot para deputetëve kosovarë

“Pas kërkesës së ardhur nga Kuvendi që Simmons të raportoj më 12 korrik, kam kontaktuar me të, dhe ai e konfirmuar që do të raportojë nëpërmjet video-lidhjes. Arsyeja pse Z.Simmons nuk ka mundur të vie fizikisht në Kosovë, është përhapja e variantit Delta të Koronavirusit, dhe në rast se vjen do t'i duhej të qëndronte 2 javë në karantinë”, u shpreh Qerkini.

Malcolm Simmons është një ndër sinjalizuesit që raportoi për shkeljet e rënda politike dhe orkestrimin e proceseve gjyqësore në misionin e EULEX-it në proceset ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.