Arbëri

EULEX-i mohon pretendimet e Simmonsit për bashkëpunim me Serbinë

EULEX
 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë i ka mohuar deklaratat e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcom Simmons se ky mision i ka dorëzuar dosje të krimeve të luftës autoriteteve prokuroriale të Serbisë.

Sipas njoftimit, EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve prokuroriale të Serbisë, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet hetimore dhe rastet.