Ish- kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të raportojë të hënën në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës.
“Takim i përbashkët i Komisionit për Legjislacion me z. Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it Vendi: Salla 506 Koha: 10:00”, thuhet në njoftim.
Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX pati dhënë dorëheqje nga ky institucion duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion.
Simmons, pati deklaruar se EULEX-i dëshironte ta rrëzonte një pjesë të klasës politike kosovare.
Artikuj të ngjashëm
-
Simmons raporton sot para deputetëve kosovarë
-
Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Simmons, do të raportojë në Kuvend më 12 korrik
-
Ish-gjyqtari i EULEX-it sërish kërkon të raportojë para deputetëve
-
Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it do t’u raportojë deputetëve më 18 janar 2021
-
Ish-gjyqtari i EULEX-it do të raportojë para deputetëve “për shkeljet nga ky mision”