Trupa të aviacionit amerikan, zviceran dhe hungarez, kanë flutuar të martën mbi kampin Bondsteel.
KFOR-i njoftoi për këtë në rrjetin social, Facebook, ku tha se fluturimi u bë me caktimin e Komandës Rajonale.
Trupat amerikane fluturuan me avionin ushtarak UH-60 Blackhawk, hungarezët me H-145M dhe zviceranët me AS-532 Cougar.
Misioni paqeruajtës në Kosovës përsëriti thirrjen se është për të zbatuar mandatin e tij, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Edhe
Ushtarë të KFOR-it kryejnë misione ajrore mbi veriun e Kosovës
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
Ai shtoi se punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
KFOR-i, EULEX-i, Policia e FSK-ja zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”
-
Haxhiu e Kurti vlerësojnë rolin e SHBA-së në shtetndërtimin e ruajtjen e sigurisë në Kosovë
-
KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës


