Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që ka marrë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga presidenti amerikan Donald Trump.
Urimin Thaçi e mori nga ambasadori Greg Delawie, ndërsa tani e ka publikuar atë në Facebook.
Në urim Trump ka thënë se Kosova ka punë për të bërë, por ka shtuar se SHBA-ja duartroket për zhvillimin e deritashëm.
“I nderuar President:
Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.
Për gjatë dhjetë viteve, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të vet dhe demokracisë multietnike. Teksa ka punë për t’u bërë, ne duartrokasim progresin tuaj.
Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.
Edhe
Thaçi pranon urimin e Trumpit për pavarësi
E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-së. Në këtë rast historik, i uroj më të mirën popullit të Kosovës.
Sinqerisht,
Donald J. Trump"
