Pejë, 3 nëntor –Fëmijët e shkollave të Pejës përballen me pengesa të ndryshme të natyrës psikologjike, të cilat ndikojnë edhe në mësimin e tyre në shkollë dhe në sjellje në raport më mësimdhënës dhe me nxënës të tjerë.
Këto probleme që i kanë nxënësit do të duhej të trajtoheshin nga psikologet në shkolla, roli i të cilëve është i madh në zhvillimin psikologjik të fëmijëve që mbyllen në vete nga ndonjë traumë të përjetuar në shoqëri apo në familje me raporte jo të mira.
Mirëpo, shumica e shkollave, madje edhe shkollat me shumë nxënës, kanë mungesë psikologu.
Në Komunën e Pejës janë gjashtë shkolla të mesme dhe 28 shkolla fillore. Shqipe Gjuka, zyrtare në Drejtorinë e Arsimit tregon se aktualisht janë vetëm 5 psikologë të angazhuar në shkolla të kësaj komune. Me ligj parashihet një psikolog për 500 nxënës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Nga 35 shkolla në Pejë, në vetëm 4 prej tyre ka psikologë
-
1,597 fëmijë në shkolla me pak nxënës, ekspertët paralajmërojnë pasoja sociale
-
Në 1,035 shkolla ka veç 107 pedagogë e 192 psikologë
-
KOMF: Numri i psikologëve të angazhuar në shkolla nuk i plotëson nevojat
-
Siguria në shkollat e Kosovës: Për 6 muaj gati 250 incidente e vepra penale