Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Sindikata e Administratës Publike dhe ajo e Policisë janë shprehur të pakënaqur ndaj versionit të draft Ligjit për Pagat i cili u publikua ditë më parë nga mediat.
Nga SBASHK-u kanë njoftuar se javën që vjen do të mblidhen dhe do të diskutojnë për situatën aktuale dhe për t’i koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale.
“Janë takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, të Sindikatës së Administratës Publike dhe ata të Sindikatës së Policisë për të bashkëbiseduar për situatën e krijuar pas qarkullimit të një versioni të Projektligjit të pagave. Ata kanë treguar për shqetësimet e anëtarësisë që përfaqësojnë duke përsëritur qëndrimet dhe vërejtjet lidhur me Projektligjin për paga. Përfaqësuesit e të tri këtyre Sindikatave janë shprehur se në pritje të takimeve me Ministritë gjegjëse kanë ngritur grupe punuese duke përgatitur propozime konkrete e të argumentuara , të cilat do t’i prezantojnë. Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të Projektligjit që është duke qarkulluar dhe janë pajtuar që në fillim të javës së ardhme BSPK-ja të organizojë tryezë tematike me pjesëmarrjen e të gjitha Sindikatave për të debatuar për situatën aktuale në të gjithë sektorët dhe për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale”, thuhet në komunikatën për medie nga SBAShK-u.
-
Jasharaj për Ligjin e pagave: Sinjalet nuk janë të mira, s’i përjashtojmë protestat dhe grevat
-
SBASHK-u paralajmëron veprime sindikale për ta kundërshtuar Ligjin e Pagave
-
SBASHK-u refuzon versionin e ri të Ligjit për Paga
-
Sindikatat e Shëndetësisë e kërkojnë ligjin për paga, ankohen në Qeverinë
-
SBASHK-u proteston më 4 dhjetor, paralajmërohet grevë nëse s'reflekton Qeveria