Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se do ta refuzojë versionin e ri të Ligjit për Paga, të punuar nga Qeveria Kurti. Në një shkrim për mediat, kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se tashmë SBASHK-u po përgatitet për veprime sindikale.
Ai ka thënë se sindikatave u ishte dhënë premtimi se do të jenë të kyçura në punën e komisionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për punimin e Ligjit të Pagave, megjithatë, sipas tij, ato ishin ftuar në cilësinë e spektatorit. Ai ka thënë se versioni i ri ka raport të koeficienteve një me njëzet, dhe se ligji parasheh që pagat e larta të jenë për njerëzit e mëdhenj të shtetit, ndërsa koeficientet e ulët për të tjerët.
“Ky version i ri është tepër i keq dhe SBASHK-u nuk do ta pranojë dhe po përgatitet për veprime sindikale, që nuk janë edhe të panjohura nga e kaluara e pikërisht për shkak të pakënaqësive të arsyeshme po për këtë ligj. Versioni i Ministrit Sveçla po thotë se raporti i koeficienteve është 1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave, që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero. Ky 20 është për pagën e presidentes, koeficienti 19 për pagën e kryeministrit dhe kryeparlamentarit e pastaj koeficientët tjerë për do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët nga 2 e pak më lartë për të tjerët”, ka thënë ai.
“SBASHK është duke e analizuar versionin e Ligjit të pagave përgatitur nga Grupi i Ministrit Sveçla dhe vërejtjet e bashkë me kërkesat e mbështetura me argumente do ia prezantojë ministres Nagavci dhe ministrit Sveçla në takimet me ta e po ashtu do t’i debatojë edhe në takimin e të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunalë sindikalë e të Universiteteve dhe do të marrë vendime meritore duke u bazuar në realitetin se Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva”, ka vazhduar ai.
Jasharaj ka thënë se të dielën do të mbahet një takim i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut dhe do të dilet me qëndrim publik. Është ankuar në Qeverinë Kurti se s’ka bërë lëvizje në paga edhe pse është lavdëruar për ngritje ekonomike.
Edhe
SBASHK-u kërkon rritje pagash
Në qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese pati rrëzuar Ligjin për Paga nga koha e Qeverisë Haradinaj. Sipas vendimit, ligji s’ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.
Drafti nga grupi punues brenda MPB-së tashmë është dërguar për komente tek palët. Qeveria Kurti pritet ta çojë në Kuvend Ligjin për Paga në muajin mars.
-
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla për 100 euro që s'na jepte, si mund të na japë tash pagën e 13-të
-
Jasharaj: Pagat e mësimdhënësve në Kosovë të jenë së paku sa të atyre në Shqipëri
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
Një efekt “pozitiv” i moskonstituimit të Kuvendit, SBASHK-u heq dorë nga greva