Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri propozimet për rrugëdaljen nga bllokada institucionale

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka propozuar tri variante për daljen nga bllokada institucionale që kanë bërë pozita dhe opozita.

Gjatë mbajtjes së Kryesisë së Kuvendit është bërë thirrje që të mos bllokohet puna e Kuvendit dhe deputetët të marrin pjesë në punimet e seancave.

Këto janë propozimet e kryetarit të Kuvendit:

Të vendosim që të dy çështjet e ngritura për diskutim të shqyrtohen dhe votohen nga deputetët veç e veç dhe rezultati i votimit të jetë i obligueshëm për të gjitha palët.

Të bashkëngjisim propozimet e dyja palëve në një dokument të përbashkët që do të quhet “Rezoluta e Kuvendit të Kosovës” lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Rezoluta do të përmbajë propozimet e opozitës dhe propozimet e platformës së PDK-së lidhur me dialogun, platformë e cila kohë më parë u është shpërndarë të gjithë palëve.

Propozojmë dy rezoluta, njërën nga pozita dhe tjetrën nga opozita dhe t’i votojmë veç e veç.

Edhe Veseli fton opozitën të lë mënjanë dallimet partiake, rezoluta thotë se është interes shtetëror Arbëri 7 v. më parë Veseli fton opozitën të lë mënjanë dallimet partiake, rezoluta thotë se është interes shtetëror

Në fund të këtij dokumenti thuhet

Nëse arrijmë marrëveshje, atëherë përfaqësuesit e grupeve parlamentare të ulen menjëherë me ekspertët e tyre dhe brenda dy orëve të thërrasim vazhdimin e seancës.

Image